Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kisha Ortodokse dënon sulmin në kishën në Siri: Roli i fesë, të qetësojë zemrat
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar sulmin terrorist në një Kishë Ortodokse Greke në Damask të Sirisë. “Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën”, thuhet në deklaratë. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor. Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas: “Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e...