“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Mirëmbrëma, jam Roberto Mollo. Kam pasur hajdutë në shtëpi, unë u mbrojta… njëri ka vdekur”. Këto janë fjalët e para të telefonatës që një 35-vjeçar nga Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali, bëri në numrin e emergjencës 112, pasi qëlloi ndaj një grupi grabitësish që tentuan të hynin në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, 20 shtator. Sipas hetimeve, Roberto Mollo, i cili punon si shofer kamioni, ka qëlluar 13 herë me armë zjarri ndaj personave që po tentonin një vjedhje në një shtëpi në rikonstruksion ku ai jetonte. Një prej plumbave goditi 36-vjeçarin Gjovalin Lasri, i cili humbi jetën. Telefonata e Mollo-s me 112 është bërë publike nga “Tg1”, ku dëgjohet ai duke i...