Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un mund të jetë në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale, pretendojnë postime të shumta që po qarkullojnë në internet. Sipas këtyre pretendimeve, lideri koreano-verior është dërguar në Kinë për trajtim mjekësor, për shkak të mundësive të kufizuara shëndetësore në kryeqytetin Phenian. Megjithatë, informacioni mbetet i pakonfirmuar dhe nuk ka njoftim zyrtar që të vërtetojë se Kim Jong-un ka pësuar hemorragji cerebrale, ndodhet në koma apo është transportuar në një spital në Pekin. Sipas raportimeve të publikuara nga gazeta britanike The Sun, Kim Jong-un është parë për herë të fundit në publik më 11 tetor, gjatë një vizite në një muze të lidhur me zhvillimet ushtarake të Koresë së Veriut. Mungesa e informacioneve të reja për shëndetin e tij ka nxitur spekulimet në rrjetet...