Khalil Gibran: Dija dhe gjysmë dija
Khalil Gibran Dija dhe gjysmë dija, nga Gibran Khalil GibranKatër bretkosa qëndronin ulur mbi një cung druri që pluskonte në bregun e lumit të madh. Në një çast, një erë e fortë e rrëmbeu cungun dhe e shtyu drejt e në mes të lumit vërshues. Katër bretokosat kërcyen nga gëzimi dhe hareja që u fali kjo xhiro e këndshme dhe e papritur mbi ujin e lumit. Asnjëherë nuk kishin notuar kaq larg bregut.Pas disa çastesh, bretkosa e parë tha:”Ah çfarë cungu i çuditshëm dhe interesant mikeshat e mia! E shihni si po ecën cungu mbi ujë, si gjithë gjallesat e tjera? Për Zotin kurrë s’kisha dëgjuar diçka të tillë.”Bretkosa e dytë iu përgjigj dhe i tha:”Moj mike, nuk po ecën cungu, ai nuk lëviz fare,...
Burimi:
kultplus.com