Kështu do të duket Teatri i Operës dhe i Baletit i Kosovës

Kështu do të duket Teatri i Operës dhe i Baletit i Kosovës

E frymëzuar nga xhubleta shqiptare dhe e projektuar në bashkëpunim me studion e njohur daneze BIG – Bjarke Ingels Group, ndërtesa e ardhshme e Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës synon të ndërthurë trashëgiminë kulturore me arkitekturën bashkëkohore. Kompania ALB-Architect, pjesë e ekipit projektues, ka ndarë detaje nga prezantimi i ecurisë së projektit, duke e cilësuar atë si një nga veprat më të rëndësishme kulturore dhe arkitekturore të vendit. Në qendër të konceptit qëndron një element i identitetit shqiptar: xhubleta. Sipas kompanisë, frymëzimi nga kjo veshje tradicionale e kthen trashëgiminë në pikënisje për një institucion që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm. “Në këtë projekt, trashëgimia jonë kombëtare merr formë përmes arkitekturës bashkëkohore. Një element i identitetit tonë kulturor shndërrohet në frymëzim për një...