Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë shembjen e 3 pallateve në Kombinat e Kinostudio
Rreth 6 vite pas ngjarjes së tërmetit të 26 nëntorit 2019, në Tiranë pritet të ndërhyhet për shembjen e detyruar të 3 pallateve të banimit. Në mbledhjen e planifikuar për t’u zhvilluar më 24 korrik, nga Këshilli Bashkiak do të shqyrtohen për miratim projektvendimet për prishjen e detyruar të tre pallateve të klasifikuara, si të pabanueshme dhe me rrezik serioz për sigurinë publike, që ndodhen në zonat Kombinat dhe Kinostudio. Konkretisht bëhet fjalë për 2 pallate dykatëshe që ndodhen në rrugën “Bubulina”, Njësia Administrative nr. 6 në Kombinat dhe një pallat 5-katësh në rrugën “Hysen Xhura”, Njësia Administrative nr. 4...