Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
KËSHILLA TË VLEFSHME – “Konsumoni ushqime të lehta”, vala e të nxehtit, Ministria e Shendetësisë apelon qytetarët
Në ditët e temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe jep disa këshilla të thjeshta, por jetike për të përballuar nxehtësinë. Mjekët rekomandojnë të pini shumë ujë gjatë ditës, edhe kur nuk ndiheni të etur, për të shmangur dehidratimin. Të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 16:00. Të konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me lëngje, si fruta dhe perime. Të përdorni krem mbrojtës për lëkurën dhe të vishni rroba të lehta, me ngjyra...