Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

Pasi ndërpreu bashkëpunimin me Reggiana, Elvis Kabashi u vendos në kërkim të një skuadrë te re, me mesfushorin shqiptar që provoi të gjente një akord me ekipin e Serie C, Ascoli. Gjithçka normale deri këtu, por jo për aq gjatë. Presidenti i Ascolit, Bernardino Paseri u shpreh se marrëveshja me Kabashin dështoi, pasi ky i fundit kërkoi të banonte në bregdet. “Ne zgjodhëm të mos nënshkruanim me Kabashin sepse jemi një klub që nuk dëshiron të bëjë kompromis me parimet e tij. Ne bëmë një pakt me qytetin dhe e respektojmë atë. Nëse një lojtar dëshiron të vijë dhe të diktojë rregullat, Ascoli nuk është vendi ku ai mund ta ketë këtë luks. Një lojtar që vendos banimin në bregdet si një kusht përfundimtar në...