“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e 21 Janarit 2011, kur mbetën të vrarë katër protestues Përmes një reagimi, Rama shprehet se “kërkohet gjak”, duke bërë një paralelizëm mes protestave të asaj kohe dhe situatës së krijuar ditët e fundit në bulevardin para Kryeministrisë. Kreu i qeverisë kujton se më 21 Janar, sipas tij, protestuesit nuk dëmtuan institucione dhe nuk përdorën molotovë, por katër prej tyre u vranë me armë zjarri dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme forcat e rendit kanë përdorur plumba gome ndaj të rinjve duke lënduar shumë prej tyre. Kryeministri Edi Rama: Kërkohet gjak! Unë e...