KËRKESA ERDHI NGA MOSKA’/ Goxhaj hedh dritë mbi origjinën e Gjykatës Speciale
Krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë u paraqit në emision si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë gjeopolitike, të lidhur me negociatat bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Dritan Goxhaj deklaroi se në vitin 2015 Uashingtoni kërkoi ndihmën e Moskës për të ndërmjetësuar me Teheranin gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore. Sipas versionit të tij, Rusia pranoi të ndërhynte, por paraqiti si kërkesë krijimin e një gjykate të posaçme për krimet e pretenduara të UÇK-së. Goxhaj tha se kjo kërkesë ishte në interes të Beogradit dhe se, si pjesë e këtij procesi, Shtetet e Bashkuara pranuan ta përfshinin Kosovën në një shkëmbim diplomatik më të gjerë. Ai përmendi lobimin e zhvilluar në Kosovë për miratimin e Gjykatës Speciale dhe deklaroi se dy prej figurave...
Burimi:
ntv.al