Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare është kallëzuar në polici në Rodos nga një 44-vjeçare me origjinë polake, e cila pretendon se ai e ka mashtruar për një shumë prej më shumë se 15 mijë eurosh dhe më pas e ka kërcënuar me publikimin e materialeve personale. Sipas mediave greke, çështja është marrë në hetim nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Rodos, pas kallëzimit të bërë nga gruaja. Sipas dëshmisë së 44-vjeçares, 28-vjeçari dyshohet se e ka bindur atë, duke i paraqitur informacione dhe fakte të rreme, që t’i transferonte shuma të ndryshme parash në disa këste gjatë periudhës nga tetori 2024 deri në nëntor 2025. Në total, gruaja pretendon se i ka dhënë 28-vjeçarit 15,417 euro. Kur kuptoi se informacionet që...