Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kërcënohet me thikë një 39-vjeçar në Përmet
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 39-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.