No Image Available

Kërcënime, armë dhe trafik droge, shkatërrohet rrjeti kriminal shqiptar në Itali

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një hetimi për trafik droge, armëmbajtje pa leje, zhvatje dhe organizimin e aktiviteteve kriminale nga brenda burgjeve në rajonin e Emilia-Romagna-s. Sipas autoriteteve italiane, në mesin e të arrestuarve janë katër shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Hetimet janë zhvilluar nga Seksioni i Policisë Kriminale të Bolonjës, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut për Luftën kundër Mafias pranë Prokurorisë. Sipas dosjes hetimore, grupi dyshohet se kishte arritur të drejtonte dhe koordinonte veprimtari kriminale edhe nga brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, ku disa prej të dyshuarve ndodheshin të burgosur për vepra të rënda penale, përfshirë edhe vrasje me dashje. Komunikimi me personat jashtë burgut dyshohet se realizohej përmes një rrjeti kontaktesh dhe përdorimit të paligjshëm të...