Keni fatura energjie të papaguara deri në dhjetor 2023? Ja njoftimi i rëndësishëm

Keni fatura energjie të papaguara deri në dhjetor 2023? Ja njoftimi i rëndësishëm

Të gjithë abonentëve që kanë fatura të papaguara të energjisë elektrike deri më 31 dhjetor të vitit 2023, OSHEE do t’u japë një mundësi të dytë që t’i shlyejnë me këste mujore të lehtësuara. “Furnizuesi i Shërbimit Universal”, pjesë e “OSHEE Group” bën me dije se për personat me ndihmë ekonomike dhe pensionistët, këstet fillojnë nga 1,200 lekë në muaj, deri në 240 këste. Për klientët familjarë, vlera mujore e pagesës është 2800 lekë. Ndërkohë sa u përket bizneseve dhe institucioneve, do të kenë mundësinë t’i shlyejnë borxhet deri në 120 këste, në varësi të detyrimeve që kanë. Nëse abonentët...
Burimi: Sot.com.al