Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Keni bërë plane për fundjavën? Sinoptikania Lajda Porja zbulon çfarë të ndodhë me motin
Edhe pse dita e sotme duket me vranësira dhe në pritje të rreshjeve të shiut, fundjava pritet e nxehtë dhe me diell gjatë gjithë ditës. Moti parashikohet i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa për ata që planifikojnë të shkojnë në plazh, parashikohet fundjavë perfekte. “Për sa i përket fundjavës, përmirësohet dukshëm moti. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të kenë kryesisht diell, vranësira të lehta dhe kalimtare. Nuk pritet të ketë reshje gjatë fundjavës”, – tha sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, temperaturat do të luhaten nga 14°C në zonat malore, deri në 35°C në...