Këngëtarja Kida i jep fund beqarisë, ceremonia madhështore në Romë dhe të ftuarit VIP
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Ajbin, në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Romë. Çifti zgjodhi kryeqytetin italian për të shënuar një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre, në prani të familjarëve, miqve dhe emrave të njohur të muzikës shqiptare e kosovare. Ceremonia u mbajt në “Villa Miani”, një rezidencë historike e vendosur në Monte Mario, e njohur për pamjen panoramike mbi Romën. Dekori elegant, ambienti luksoz dhe atmosfera romantike i dhanë eventit një tjetër dimension, duke e kthyer dasmën në një festë të veçantë për çiftin dhe të ftuarit. Vëmendjen kryesore e mori padyshim nusja. Kida u shfaq gjatë mbrëmjes me disa fustane nusërie, duke ndryshuar edhe stilin e flokëve. Çdo paraqitje e saj...
Burimi:
vizionplus.tv