“Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se qeveria ka reflektuar pas protestave të zhvilluara në vend si dhe ka hedhur poshtë zërat kritikë se ka mungesë reagimi. “Edhe pas protestave, që shpesh kam dëgjuar nëpër studio që ‘po s’ka reflektim’, padyshim që ka reflektim sepse qoftë ‘Besa’, qoftë ‘Prania besnike’, qoftë ‘Pasqyra Albania’, qoftë ‘Fol me kryeministrin’, të gjitha këto janë reflektim mbi atë dialogun e munguar që ne kemi kaq kohë që e kërkojmë nga protestuesit, po që në fakt nuk po ndodh”, deklaroi Kushi. Ajo nënvizoi se ky reflektim është pasqyruar edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku sipas saj janë adresuar kërkesat dhe shqetësimet e shtresave të ndryshme, përfshirë pensionistët dhe...
Burimi:
javanews.al