Këlliçi: Bëhu si Roni të kesh sukses në Shqipëri!
Këlliçi: Bëhu si Roni të kesh sukses në Shqipëri! Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, në një postim në rrjete sociale, ka akuzuar kryeministrin Rama se po u përcjell biznesmenëve mesazhin se për të pasur sukses në Shqipëri duhet të jesh pranë tij dhe njerëzve të tij të afërt. Duke iu referuar deklaratave të Ramës në Kuvend për biznesmenin Carlo Alberto Becchetti, Këlliçi thotë se ky i fundit po përballet me sulme të kryeministrit pasi nuk pranoi të bëhej “klient” i qeverisë. Këlliçi e lidh këtë qëndrim edhe me çështjen e arbitrazhit prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet t’i paguajë Becchettit. Këlliçi përmend gjithashtu rastin e Behgjet Pacollit, duke deklaruar se edhe ai ndodhet në një proces arbitrazhi pas largimit nga Aeroporti i Vlorës. Këlliçi...
Burimi:
sot.com.al