Këlliçi akuza prokurorisë: Dy javë terror policor ndaj të rinjve, asnjë polic i ndaluar

Këlliçi akuza prokurorisë: Dy javë terror policor ndaj të rinjve, asnjë polic i ndaluar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës për mosveprim ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave, duke theksuar se, edhe pas dy javësh, nuk është ndaluar asnjë efektiv policie apo epror i përfshirë në ngjarje. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi deklaron se vala e dhunës ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve ka shkaktuar dhjetëra të plagosur, ndërsa kritikon prokurorin e Tiranës, Arenc Çela, për mungesën e masave ndaj personave që, sipas tij, janë përgjegjës për ushtrimin e dhunës ose për dhënien e urdhrave. Reagimi i nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së terrorit policor ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve, dhe ende Prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic, asnjë shef...