KE mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia
Komisioni Evropian (KE) i doli në mbrojtje të delegacionit të Parlamentit Evropian (PE), i cili do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Serbi, pasi Beogradi zyrtar kundërshtoi përbërjen e tij. “Sa u përket konkretisht misioneve për vëzhgimin e zgjedhjeve, dua të jem i qartë: ne i marrim shumë seriozisht të gjitha përpjekjet për të diskredituar deputetët e PE-së që marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve”, tha gjatë një konference për media zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wiegand. Ai theksoi se puna e delegacionit bazohet në standarde të qarta, paanshmëri dhe ekspertizë shumëvjeçare. “Prandaj, presim që të gjitha vendet, përfshirë, natyrisht, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë [për anëtarësim në Bashkimin Evropian], të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe transparente me përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve”, tha zëdhënësi në...
Burimi:
syri.net