Katër biznese të vjedhura në Fier brenda një muaji, kapet 30-vjeçari në kërkim
Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve me thyerje në biznese të ndryshme të qytetit. Në kuadër të operacionit të koduar “Precedenti”, u vu në pranga Ysen Driza, banues në Fier. Sipas Policisë, vjedhjet dyshohet se janë kryer gjatë periudhës 19-28 tetor 2026. Nga hetimet rezulton se 30-vjeçari dyshohet se ka marrë nga bizneset shuma parash, dy telefona celularë, si dhe pajisje të sistemit të kamerave të sigurisë. Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për të verifikuar nëse i arrestuari mund të jetë përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Burimi:
kohajone.com