Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet, me raporte të rreme

Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet, me raporte të rreme

Hetimet e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për çështjen “Kayo-Timak Defence” kanë ngritur dyshime mbi mënyrën se si biznesmeni izraelit Ron Yeffet u certifikua si partner i përshtatshëm për aktivitetin në industrinë ushtarake shqiptare. Sipas dokumenteve të dosjes, katër struktura të Ministrisë së Mbrojtjes, me urdhër të ish-ministrit Pirro Vengu, hartuan dhe firmosën relacione që i hapën rrugë marrëveshjes. Në hetim është edhe mënyra se si u kryen verifikimet për figurën e biznesmenit, garancitë financiare dhe lidhjet e tij me kompani e furnizues ndërkombëtarë. Dokumentet ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Vengu në procedurat që i dhanë Yeffet mundësi të përfshihej në sektorin e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake. Sipas Pamfleti, në fokus është veçanërisht raporti i Agjencisë së Inteligjencës...