Kategoria Superiore/ Teuta pa rivalë, mposht Dinamon dhe ruan kreun e klasifikimit!

Kategoria Superiore/ Teuta pa rivalë, mposht Dinamon dhe ruan kreun e klasifikimit!

Teuta e Edlir Tetovës nuk di të ndalet në këtë fazë të Kategorisë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon në ndeshjen e javës së 7 me rezultatin 2-0 dhe shkon në kuotën e 19 pikëve duke e ruajtur kreun e klasifikimit. Në Elbasan Arena, ndeshja nisi me Teutën që krijoi mundësinë  e parë me Kallakun që nuk e shfrytëzoi siç duhej asistin e Arifit. Dinamo u kundërpërgjigj me Alijin dhe Ismailin, i pari u ndal nga Bernardoni që priti topin në dy kohë, ndërsa i dyti gjuan jashtë. Në minutën e 31 Teuta arriti të zhbllokojë rezultatin me Pedron që devijoi një top të marrë nga Mala për të marrë kryesimin në 1-0. në minutën e 40 Teuta iu afrua golit të dytë me Kallakun...