Kategoria Superiore/Dinamo vijon të mos ndjejë shijen e fitores në 2026, barazon ndaj Flamurtarit
Jemi në mesin e muajit shkurt dhe Dinamo vazhdon të mos e ndjejë shijen e fitores në Kategorinë Superiore në vitin 2026. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Flamurtarit duke lënë pikë të tjera në fushën e lojës. Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë vlonjatë që shënuan me Bolzan që ekzekutoi saktë një 11 metërshr në minutën e 19. Por Dinamo reagoi dhe në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat në 1-1 me golin e Ditës dhe me këto shifra u mbyll ky fraksion i ndeshjes. Në 45 minutat e dyta, si Dinamo ashtu edhe Flamurtari patën shanset e tyre për të shënuar sërish në portat respektive,...
Burimi:
top-channel.tv