Kate Moss, nga supermodele në ikonë të artit përmes skulpturës së Marc Quinn
Modelja britanike Kate Moss u shndërrua në një simbol të kulturës pop dhe artit bashkëkohor përmes skulpturës “Siren”, krijuar nga artisti Marc Quinn në vitin 2006. E punuar në ar, vepra e paraqet modelen përtej imazhit të saj publik, duke eksploruar mënyrën se si fama dhe perceptimi kolektiv mund ta shndërrojnë një person në ikonë. Në një reflektim të publikuar nga Vogue, shkrimtari Raven Smith rikthehet te ndikimi i imazhit të Kate Moss në mesin e viteve 2000, kur modelja ishte e pranishme kudo në kopertinat e revistave, reklamat dhe fotografitë e paparacëve, por mbetej relativisht e rezervuar në raport me publikun. Në një kohë kur personazhet e famshme sot ndajnë vazhdimisht momente nga jeta e tyre përmes rrjeteve sociale, Kate Moss përfaqësonte një lloj...
Burimi:
kultplus.com