Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Katastrofë në Pilur të Himarës/ 650 hektarë pyje të djegura, ndërhyrja nga toka vazhdon
Rreth 650 hektarë kullota dhe sipërfaqe me bimësi janë djegur nga zjarri disaditor që përfshiu zonën e Pilurit në bashkinë e Himarës. Aktualisht, situata paraqitet më e qetë, ndërsa mbetet aktive vetëm një vatër zjarri, ku po ndërhyhet nga toka nga strukturat e Bashkisë Himarë. Përgjegjësi i emergjencave civile pranë Prefekturës së Vlorës, Robert Skendaj, ka konfirmuar se ndërhyrja ka vijuar prej ditësh si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga katër bashki: Vlorë, Sarandë, Himarë dhe Finiq, ndërsa ndihmë të konsiderueshme kanë dhënë edhe forcat e armatosura me rreth 40 efektivë, të cilët...