Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale
Majed Al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit – vendi që po ndërmjetëson mes SHBA-së dhe Iranit – i ka thënë CNN se prioriteti kryesor është hapja e Ngushticës së Hormuzit. “Kemi dy prioritete kryesore: E para është të sigurojmë që ngushtica të jetë e hapur dhe që presioni ekonomik mbi të gjithë ne kolektivisht… të hiqet. E dyta është të sigurojmë që të mos ketë përshkallëzime ushtarake në rajon,” deklaroi Al-Ansari. Ai theksoi se nuk duhet të “ngrihet pezull” ky konflikt, për t’u rikthyer sërish pas disa muajsh. “Bota nuk mund të përballojë normalizimin e idesë që një ngushticë, një rrugë ujore, të përdoret dhe të kthehet në armë në këtë lloj konflikti. Kjo mund të përsëritet edhe në vende të...
Burimi:
javanews.al