Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kastrati largohet nga Cittadella
Cittadella dhe Elhan Kastrati kanë ndarë rrugët pas pesë vitesh. Portieri i Kombëtares nuk do jetë më pjesë e klubit ku ka luajtur për shumë sezone, kjo pasi Cittadella nga sezoni i ri e sheh veten në Serie C dhe 28-vjeçari po kërkon një aventurë të re. Ndarja u konfirmua në kanalet e komunikimit. “Aventura e Elhan Kastratit te Cittadella ka marrë fund pas pesë sezonesh. Falë performancave të tij, portieri shqiptar është thirrur gjithashtu në ekipin kombëtar të ‘Shqiponjave’. Elhanin, një profesionist shembullor, e falenderojmë për gjithçka që ka bërë për ne dhe i urojmë fat të mbarë në...