Kasharaj, katastrofa ekologjike që nxori në pah dështimin institucional…
Rreth 300 tonë peshq të ngordhur, një rezervuar pothuajse i tharë dhe një investim publik që përfundoi në një katastrofë ekologjike me pasoja të rënda sa mjedisore aq edhe ekonomike. Rasti i rezervuarit në Kasharaj nuk është thjesht historia e një ndërhyrjeje që shkoi keq por një zinxhiri institucional kontrolli që nuk funksionoi në kohë dhe që sot ngre pikëpyetje serioze për përgjegjësinë e institucioneve që duhet ta kishin parandaluar këtë situatë, në një objekt të rëndësisë së veçantë. Punimet për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit ishin kontraktuar nga Bashkia Lushnjë, e cila kishte parashikuar edhe një kontratë të veçantë për mbikëqyrjen e punimeve. Në këtë zinxhir kontrolli përfshihet edhe Sekretariati Teknik i Digave të Mëdha, nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. ...
Burimi:
sot.com.al