Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kasapi shqiptar në Stamboll
Nga: Armand Plaka Edhe pse nga skeda origjinale në frengjisht është paksa e vështirë të shkosh tek një ide e qartë, falë indicieve të tjera e kupton se ke të bësh me një “ciğerci” (xhigerxhi), ose ne shqip: shitës apo gatues mëlçish, një profesion specifik në atë kohë në Orient, ndërsa subjekti që ka tërhequr autorin, është 100% shqiptar. Është pikërisht një kasap shqiptar që punonte në Pazarin e Madh të mbuluar të Stambollit (Bezestani), ndërsa u hedh zorrë qengji, maceve në dyqanin e tij. Kështu na bëhet e ditur nga skeda shoqëruese marrë nga koleksioni i skicave e gravurave me ngjyra të piktorit e orientalistit holandez, Jean Baptiste van Mour, e cila na rrëfen vitin 1714 si datë të publikimit të tij, si pjesë e...