Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“KAS refuzon videot e manipulimit”/ Alimehmeti ngre alarmin: Pse nuk u pa e vërteta?
Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka ngritur akuza të forta lidhur me procesin e rinumërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit. Alimehmeti deklaroi se votat janë manipuluar që në ditën e zgjedhjeve dhe se rinumërimi nuk po shërben për të zbardhur të vërtetën, por për ta mbuluar atë. Ai theksoi se KAS-KQZ duhet të shqyrtojë pamjet filmike të procesit të votimit dhe numërimit, të cilat sipas tij tregojnë qartë manipulime, por kjo kërkesë është rrëzuar si nga KAS ashtu edhe nga Kolegji Zgjedhor. “Video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon. Kërkesa...