Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Karnavalet “ndezin” Korçën
👁8654
22 grupe vendase dhe gjashtë grupe nga Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Polonia e kthyen çdo rrugë dhe shesh të Korçës në skenën, prej nga shpërthyen ngjyrat, ritmet dhe fabulat, të cilat shpërfaqën traditat shekullore. Paradës së grupeve artistike iu bashkuan edhe qytetarë dhe vizitorë të fundjavës, të cilët u bënë protagonistë të aktivitetit. Mbi 400 kostume, maska dhe elementë butaforikë plot fantazi i dhanë Korçës një atmosferë të veçantë feste, e cila zgjati deri në mesnatë. Nga personazhet e mitologjisë, heronjtë e historisë, simbole teatrale dhe deri te fabula stigmatizuese të fenomeneve aktuale, çdo hap i paradës ishte...