Karl Bauer sjell në KultPlus Caffe Gallery një Ballkan të fotografuar për dy dekada
Flonja HaxhajFotografitë: Sevdail Sulejmani Në një mbrëmje ku fotografia u bë udhëtim nëpër kohë, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery u hap mbrëmë ekspozita ‘West-Balkan.Hot.Spots’ e Dr. Karl Bauer, një rrëfim fotografik i ndërtuar përgjatë dy dekadave të udhëtimeve të tij në Ballkanin Perëndimor, me një vëmendje të veçantë ndaj Kosovës, shkruan KultPlus. Përmes fotografive të vendosura në hapësirën e galerisë, Bauer solli para publikut jo një Ballkan të ndërtuar nga imazhet turistike apo nga pamjet e idealizuara, por një Ballkan të përjetuar nga afër, me njerëzit, rrugët, peizazhet, gjurmët e historisë, përditshmërinë dhe kontradiktat që e kanë shoqëruar rajonin gjatë viteve. Më shumë se tridhjetë udhëtime në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në Kosovë, janë shndërruar në një arkiv personal fotografik. Përgjatë njëzet viteve, Bauer ka...
Burimi:
kultplus.com