Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Karius bën gafën e radhës, por gabimi i sulmuesit është akoma më qesharak (Video)
29 Korrik 2025 15:10 Telesport Loris Karius është rikthyer në qendër të vëmendjes. Portieri gjerman, i cili ka qenë me Schalke 04 që nga viti i kaluar, bëri një paraqitje surreale në miqësoren kundër Sevillas, duke e lënë portën e hapur për kundërshtarin e tij. Megjithatë, sulmuesi i klubit spanjoll bëri një gafë akoma më të madhe duke e dërguar topin jashtë me portën e boshatisur. Gabimet e tij në finalen e Champions League të vitit 2018 kundër Real Madrid kanë shënuar karrierën e tij dhe në një moment vetë lojtari pranoi se ishte pranë tërheqjes. Pas disa periudhave huazimi...