Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat

Karakaçi pas ngjarjes në Lezhë: Instalimi i bombolave të gazit sipas rregullave është jetik për të shmangur pasojat

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Markatomaj në Lezhë, ku gjashtë anëtarë të një familjeje, mes tyre dy fëmijë, mbetën të lënduar për shkak të rrjedhjes së gazit në banesë. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale Krakaçi thekson se bazuar në pamjet e videos, mënyra e instalimit të bombolës së gazit dhe mënyra e ruajtjes së saj nga familja kanë qenë jashtë kushteve teknike të sigurisë, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit brenda banesës. Ai theksoi se bombolat e gazit i nënshtrohen kontrolleve të rrepta të sigurisë nga strukturat e Ministrisë gjatë importit, transportit dhe shitjes, por nënvizoi se përgjegjësia për sigurinë nuk përfundon me këto kontrolle. Sipas ministrit, instalimi i...