Kapriçot e motit, gjysmë ore breshër në zonat e Devollit, dyshohet për dëme të mëdha në bujqësi
Reshje breshëri të fuqishme kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Braçanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll ditën e sotme (3 shtator). Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar kulturat bujqësore. Vlerësimi i situatës pritet të bëhet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme. Në terren pritet të shkojnë specialistë të cilët do të verifikojnë nga afër pasojat e breshërit dhe dëmet e mundshme në tokat bujqësore. Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë të situatës.
Burimi:
javanews.al