Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kapiteni i Juventus karikon skuadrën dhe tifozët: “AirBremer” po fluturon përsëri
15 Korrik 2025 10:39 Telesport Pas një periudhe shumë të gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi, te Juventus presin me padurim rikthimin në fushë të mbrojtësit brazilian Gleison Bremer. Madje edhe ai vetë mezi pret të luajë. “AirBremer po fluturon përsëri“. Me këto pak fjalë të shkruara në një postim në Instagram, mbrojtësi njofton se është gati për sezonin e ri. Pasi humbi pothuajse të gjithë sezonin 2024/2025 për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi brazilian po stërvitet më shumë se kurrë. Një video në rrjetet sociale e tregon atë duke u stërvitur shumë me goditjet me kokë. Prandaj, vetëpërkufizimi “Air...