Kapen në flagrancë trafikantët/ Shisnin drogë në Lezhë, sekuestrohen 34 kilogramë kanabis

Kapen në flagrancë trafikantët/ Shisnin drogë në Lezhë, sekuestrohen 34 kilogramë kanabis

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete në të cilën mbahej lënda narkotike. Një 21-vjeçar nga Lezha është arrestuar dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim për kultivim dhe posedim të lëndëve narkotike. Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike....
Burimi: Sot.com.al