Kaos tek Ministria e Arsimit/ Studentët shkulin kangjellat dhe thyejnë xhamat. Policia nis shoqërimet me dhunë
Studentët ndryshe nga herët e tjera, protestën përballë Ministrisë së Arsimit po e zhvillojnë me akte dhune. Ata kanë shkulur gardhin metalik rrethues të godinës, si edhe po gjuajnë vazhdimisht me pllaka guri që po i shkulin nga trotuari, ku kanë thyer edhe xhamat e Ministrisë. Po ashtu studentët kanë hedhur ujë me ngjyrë, vezë dhe kanë shkruar fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet. Disa prej tyre, me maska në fytyrë, tentuan edhe të futeshin brenda Ministrisë. Policia e Shtetit është përgjigjur, dhe për të shpërndarë protestën, kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të studentëve, si edhe kanë shoqëruar me dhunë disa prej tyre. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët...
Burimi:
kohajone.com