Burimi:
Opinion.al

Kaos te Laçi, futbollistët bojkotojnë stërvitjen
👁3591
Vendi i fundit në renditje dhe skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Por, nëse mendohej se nuk mund të shkonte më keq, situata te Laçi është bërë edhe më problematike. Prej 12 Prillit kur luajtën ndeshjen e fundit, duke u mundur 1-0 nga Teuta në Durrës, futbollistët e kurbinasve kanë bojkotuar stërvitjet. Njoftimi është dhënë nga klubi, në faqet zyrtare në rrjetet sociale. “Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku...