‘Kaos prej vitesh në Bashkinë e Tiranës’, Alimehmeti: Për sa kohë janë Rama dhe Veliaj, problemet nuk zgjidhen

‘Kaos prej vitesh në Bashkinë e Tiranës’, Alimehmeti: Për sa kohë janë Rama dhe Veliaj, problemet nuk zgjidhen

Ilir Alimehmeti, deklaroi se kaosi në Bashkinë e Tiranës nuk është krijuar pas arrestimit të Erion Veliajt, por ka ekzistuar prej vitesh. Alimehmeti tha se prej një viti e gjysmë Bashkia e Tiranës funksionon në një situatë të paligjshme, duke ngritur pikëpyetje mbi delegimet dhe autoritetin e drejtuesve të saj. Ai u shpreh se mungesa e dokumenteve që përcaktojnë kompetencat e drejtuesve ka sjellë një situatë ku “nga i pari te i fundit” nuk ka persona me fuqi të qartë firmosëse. Alimehmeti e cilësoi situatën si “mbyllje të një bashkie”, duke theksuar se problemet administrative po prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe shërbimet publike. Ai tha se zgjidhja nuk është vazhdimi i përplasjes politike rreth Veliajt, por mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës. “Bëhen...