Kaos në aeroportet britanike, kërkohet dorëheqja e shefit të kontrollit ajror

Kaos në aeroportet britanike, kërkohet dorëheqja e shefit të kontrollit ajror

Bota E Hënë, 21 Shtator 2026 18:17 Qindra pasagjerë në Britani dhe Irlandë u përballën të hënën me vonesa dhe anulime fluturimesh, pas një defekti teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror. NATS, operatori britanik i kontrollit ajror, njoftoi se problemi në qendrën e tij në Prestwick të Skocisë u shkaktua nga një defekt në rrjetin e lidhjes së sistemeve. Sipas kompanisë, incidenti nuk kishte lidhje me problemin teknik të ndodhur në fillim të shtatorit. Defekti u zgjidh rreth orës 11:00, por vonesat vijuan për shkak të efektit zinxhir në aeroportet e Edinburgut, Glasgout, Newcastle, Manchesterit, Birminghamit, Belfastit, Londrës dhe Dublinit. NATS kërkoi ndjesë për shqetësimin, ndërsa aeroportet u bënë thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes. Pas incidentit, Ryanair kërkoi dorëheqjen...