Kanosi për dy vjet një të moshuar për t’i marrë një shumë parash, pranga 41-vjeçarit në Fier
Një 41-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kanosur vazhdimisht një të moshuar 73-vjeçar, me qëllim përfitimin e një shume parash. Sipas Policisë, hetimet nisën pas kallëzimit të të moshuarit, i cili pretendonte se ishte kërcënuar për t’i dhënë para nga i dyshuari. Nga hetimet e kryera me metoda speciale, dyshohet se 41-vjeçari, me precedent penal për krime kundër personit, e kishte kanosur të moshuarin që prej vitit 2024. Shkak për kërkesën për para dyshohet të ketë qenë një borxh që 41-vjeçari pretendonte se ia kishte djali i 73-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin...
Burimi:
gijotina.com