Kanionet e Skraparit: Destinacion i mahnitshëm për rafting e turizëm në Shqipëri

Kanionet e Skraparit: Destinacion i mahnitshëm për rafting e turizëm në Shqipëri

Kanionet e Skraparit, veçanërisht Kanioni i Osumit, vazhdojnë të jenë një destinacion kryesor për vizitorët gjatë ditëve të nxehta të verës. Turistë nga mbarë bota vijnë për të eksploruar natyrën e jashtëzakonshme dhe për të përjetuar emocionin e rafting-ut në rrjedhën e lumit Osum.Kanioni i Osumit, i gjatë rreth 13 kilometra, me gjerësi që varion nga 4 deri në 35 metra dhe thellësi deri në 80 metra, është një mrekulli natyrore e njohur si “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai ofron pamje spektakolare me shpate vertikale, bimësi të larmishme dhe kontraste të fuqishme dritë-hije, që e bëjnë një atraksion të jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj.Rafting në këtë kanion është një nga aktivitetet më të kërkuara nga të gjitha grupmoshat. Në këtë itinerar prej 13 kilometrash,...