KANGJELLAT U SHKULEN VETE, POLICIA I KEQKUPTOI

KANGJELLAT U SHKULEN VETE, POLICIA I KEQKUPTOI

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e ka cilësuar si “barbari” ndërhyrjen e policisë gjatë protestës  në Rrugën e Durrësit, duke e lidhur reagimin e forcave të rendit me përpjekjet për të mbrojtur pronën publike. Sipas Lapajt, të rinjtë protestojnë sepse kërkojnë mundësi punësimi, kushte më të përballueshme jetese dhe një të ardhme në Shqipëri. Por, në interpretimin e tij, kur policia ndërhyn për të mbrojtur institucionet dhe pronën publike, problemi nuk qenka vetëm mënyra e ndërhyrjes, por edhe vetë pretendimi për mbrojtjen e tyre. “Nuk cenohet prona publike se shkulen tulla e kangjella”, deklaroi Lapaj, duke e zhvendosur debatin te korrupsioni dhe keqpërdorimi i fondeve shtetërore. Për këtë të fundit, ai iu referua dosjeve të Prokurorisë së Posaçme. Kështu, në versionin e Lapajt,...