Kane kritikon Olise, pas përjashtimit me të kuq: Duhet të marrë përgjegjësinë për atë që bëri
14 Tetor 2026 8:08 Alfred Lleshi Michael Olise e nisi mirë ndeshjen, por më pas u zbeh në transfertën e vështirë të Bayern Munich në Norvegji. Bavarezët përmbysën me meritë disavantazhin 0-2 të pjesës së parë, por francezi u bë protagonist i një episodi të shëmtuar. Rreth 15 minuta para përfundimit, Olise mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash: fillimisht tërhoqi nga fanella një kundërshtar dhe më pas, pas një përplasjeje me kapitenin e Viking Stavanger, Zlatko Tripic, i gjuajti këtij të fundit topin në fytyrë. Arbitri bullgar Georgi Kabakov e ndëshkoi me karton të kuq. Për Olise ishte përjashtimi i parë në karrierën e tij si profesionist. Harry Kane, autor i dy golave që mundësuan rikthimin e Bayernit në ndeshje, kritikoi shokun e...
Burimi:
telesport.al