Kane dhe Bayern “shtrëngojnë” duart. Ja detajet e marrëveshjes së re

Kane dhe Bayern “shtrëngojnë” duart. Ja detajet e marrëveshjes së re

5 Tetor 2026 20:27 Telesport Bayern Munich dhe Harry Kane kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre deri në vitin 2029, sipas Sky Germany. Që nga mbërritja e tij në “Allianz Arena” në vitin 2023, Kane ka shënuar plot 152 gola në vetëm 154 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Ky ritëm i jashtëzakonshëm shënimi e ka bërë atë lojtarin që ka arritur më shpejt se kushdo tjetër disa prej momenteve historike në elitën e futbollit gjerman. Edhe pse dokumentacioni përfundimtar nuk është nënshkruar ende, kuptohet se pengesat kryesore në negociata janë kapërcyer. Ende nuk ka konfirmin për këtë, por mësohet se paga e sulmuesit anglez do vazhdojë të jetë e njëjtë edhe në kontratën e re. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi...