Kanceri i gjirit, ulet vdekshmëria dhe rriten rastet te meshkujt! ISHP: Në 2025 u regjistruan mbi 800 raste të reja

Kanceri i gjirit, ulet vdekshmëria dhe rriten rastet te meshkujt! ISHP: Në 2025 u regjistruan mbi 800 raste të reja

Kanceri i gjirit vijon të jetë  tumori i dytë më i shpeshtë ndërsa gratë e prekura  prej tij vijojnë të shtohen dhe në Shqipëri. Vitin e shkuar u zbuluan 829 raste të reja. Rritje e rasteve sipas specialistëve të shëndetit publik  vihet re tek moshat mbi 50 vjeç. Më i përhapur është në qytete si Durrësi, Vlora, Korça dhe Fier. Numër më i ulët është regjistruar në Dibër. “Tek mbi 50 vjeç rritja  me rreth 2.2%  mesatarisht në vit, me të rinjtë ulje 0.9% në vit. 829 raste, lehtësisht në rritje.  Me disa faktorë, moshimi,  ndryshim i stilit të jetesës,  rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i programeve te depistimit dhe diagnostikimit.” Por  vdekshmëria në Shqipëri sipas Institutit të Shëndetit Publik  nuk  ndjek të njejtën tendencë...