Kancelari gjerman dënon dhunën në protesta

Kancelari gjerman dënon dhunën në protesta

Samiti i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perendimor u zhvillua në Mal të Zi. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, dënoi dhunën në protesta dhe retorikën përçarëse që kanë përfshirë Shqipërinë dhe disa vende të Europës. Në një nga gjiret më piktoreske të Shën Stefanit, në Mal të Zi, liderët e Ballkanit Perëndimor u ulën sërish përballë njëri-tjetrit në tryezën e Samitit të Procesit të Berlinit. Takimi u drejtua nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili e nisi fjalën e tij me një mesazh të qartë për përgjegjësinë që vendet e rajonit duhet të marrin në përmbushjen e reformave drejt Bashkimit Europian. “Ndryshimi duhet të vijë nga ju, nga brenda vendeve tuaja. Ne kërkojmë që vendet e Ballkanit të ulen në tryezë, por progresi dhe reformat duhet...