Kampione bote në peshëngritje/ Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi: Krenar për arritjet e saj

Kampione bote në peshëngritje/ Presidenti Bajram Begaj mesazh urimi: Krenar për arritjet e saj

Enkileda Çarjan, peshëngritësja shqiptare ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, duke u shpallur Kampione Bote e trefishtë dhe duke thyer tre rekorde evropiane për grupmoshën U20. Kjo arritje u komplimentua dhe nga presidenti Bajram Begaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Shumë urime për Enkileda Çarjan, e cila u shpall Kampione Bote e trefishtë në Botërorin e Peshëngritjes, theu 3 rekorde evropiane për të reja, si dhe arriti të marrë medalje bronzi për U20! Krenarë për arritjet e Enkiledës dhe punën e përkushtuar të trajneres së saj, Eglantina Kalemi!”.
Burimi: Sot.com.al